Opinionisti Ardian Gaxherri ka folur për bashkimin e LDK-së, mes Lumir Abdixhikut dhe Vjosa Osmanit, të kandiduar për kryeministër dhe presidente të vendit.
Në emisionin “Kosova Today”, Gaxherri tha se Osmani është kthyer në shtëpinë e saj, që sipas tij është shumë e natyrshme, duke ndërlidhur edhe kthimin e mundshëm të Fatmir Limajt në PDK, transmeton Klankosova.tv.
“Vjosa Osmani nuk ka shkuar në asnjë parti tjetër, Vjosa Osmani ka krijuar një listë të veten ku ka bërë koalicion me një parti, për ta arritur postin e presidentit. Domethënë e ka shfrytëzuar si trampolinë politike Albin Kurtin për ta ngritur imazhin dhe personalitetin e vet”, tha ai.
“Ajo është shumë e zgjuar politikisht, momentumet politike di me i kap. Është bërë pjesë e LDK-së, është kthyer në shtëpinë e saj, që është diçka krejt e natyrshme, sikur nesër Fatmir Limaj që ka mu kthy në PDK”, tha Gaxherri në Klan Kosova.


