Saturday, June 27, 2026
spot_img
HomeLajmeGashi: Tubimi i Vuçiqit ngjan me retorikën nacionaliste të viteve ’90 (VIDEO)

Gashi: Tubimi i Vuçiqit ngjan me retorikën nacionaliste të viteve ’90 (VIDEO)

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka komentuar organizimin e tubimit në Beograd dhe nisjen simbolike të pjesëmarrësve nga Graçanica, duke vlerësuar se kjo bart mesazhe politike dhe nacionaliste.

Në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova, Gashi tha se nisja nga Graçanica lë të kuptohet se tubimi gëzon mbështetje edhe nga Kisha Ortodokse Serbe.

“Nisja simbolike nga Graçanica nënkupton se për këtë tubim ka mbështetje edhe Kisha. Është një retorikë që i ngjan fundviteve të ’90-ta, përmes së cilës është ngritur nacionalizmi serb dhe që më pas ka shkaktuar të gjitha luftërat në ish-Jugosllavi. Është një momentum ku pritet të ngrihet nacionalizmi dhe, në të njëjtën kohë, të shfrytëzohet ky tubim për forcimin e partisë në pushtet, më saktë të Vuçiqit.

Ai shtoi se, sipas raportimeve, rreth 350 qytetarë serbë janë nisur në këmbë nga Graçanica drejt Beogradit, ndërsa organizime të ngjashme priten edhe nga qytete të tjera, si dhe nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina.

Sipas Gashit, tubimi pritet të ketë dy mesazhe kryesore: të paraqesë se qeveria aktuale kujdeset për serbët që jetojnë jashtë Serbisë dhe të “dëshmojë” se presidenti Aleksandar Vuçiq gëzon mbështetje të gjerë.

Ky skenar i lëvizjes në këmbë, ku raportohet se janë nisur rreth 350 qytetarë serbë nga Graçanica drejt Beogradit. Edhe nga qytete të tjera do të ketë nisje, por sigurisht me mjete motorike. Organizime të ngjashme do të ketë edhe nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina, kështu që pritet një masivitet dhe një tubim që do të ketë dy mesazhe: mesazhin se qeveria aktuale përkujdeset për serbët që jetojnë jasht Serbisë.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT