Thursday, July 2, 2026
spot_img
HomeLajmeGafa me rusët, Fetoshi: Më problematike përmbajtja e bisedës se shakaja (VIDEO)

Gafa me rusët, Fetoshi: Më problematike përmbajtja e bisedës se shakaja (VIDEO)

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka rënë pre e mashtrimit të dy komedianëve rusë “Vovan & Lexus”, të cilët e publikuan një video në kanalin e tyre në platformën “Rumble”.

Kjo temë bëri bujë të madhe sot në opinion.

E lidhur me këtë sonte foli edhe profesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare Arben Fetoshi.

Fetoshi në Edicionin Special dha mendimin e tij rreth asaj se kush ka mundur ta fus në kurth Kurtin.

“Ajo se çka më tingëlloi problematike ka të bëjë me përmbajtjen e bisedës, por jo me faktin se shakaja ishte e drejtuar te kryeministrit, për shkak se shënjestër ishin edhe liderët të tjerë botëror”, deklaroi ai në Klan Kosova.

The post Gafa me rusët, Fetoshi: Më problematike përmbajtja e bisedës se shakaja (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT