Reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar dëme në Sllatinë të Poshtme të Vitisë, ku një pjesë e një shtëpie është shembur në mbrëmjen e 1 korrikut, ndërsa banorët janë detyruar të strehohen tek të afërmit e tyre.
Vërshimet kanë prekur edhe disa shtëpi të tjera në zonë, duke shkaktuar dëmtime në pajisjet elektrike dhe probleme me ujërat e mbetura në sipërfaqe, që kanë kërkuar ndërhyrje për pastrim dhe normalizim të situatës.
Në terren kanë intervenuar edhe zjarrfikësit, ndërsa komuna ka marrë masa të shpejta për t’u dalë në ndihmë banorëve të prekur nga fatkeqësia natyrore.
Reshjet kanë ndikuar edhe në Ferizaj, ku për një periudhë të shkurtër është mbyllur për qarkullim magjistralja Ferizaj–Gjilan.


