Thursday, July 2, 2026
spot_img
HomeLajmeLeao kërkon largimin, Milani i vendos çmimin 60–70 milionë euro

Leao kërkon largimin, Milani i vendos çmimin 60–70 milionë euro

AC Milan ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Rafael Leaos, ku është diskutuar mundësia e largimit të sulmuesit portugez gjatë afatit kalimtar.

Klubi kuqezi ka vendosur një çmim prej 60–70 milionë eurosh për kartonin e tij dhe është i hapur edhe për një formulë huazimi me detyrim blerjeje.

Leao ka kaluar një sezon me ulje-ngritje, ndërsa raportet me klubin janë përkeqësuar edhe për shkak të pakënaqësive me rolin e tij në fushë dhe situatën sportive të Milanit.

Kontrata e tij me klubin italian është e vlefshme deri në vitin 2028, por bisedimet për rinovim kanë mbetur të bllokuara prej muajsh.

Sipas mediave italiane dhe ndërkombëtare, interesim për sulmuesin ka nga disa klube, përfshirë Manchester United dhe Tottenham Hotspur, megjithëse deri tani nuk ka oferta konkrete serioze.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT