Thursday, September 3, 2026
spot_img
HomeLajmeFushata e LDK-së zhvendoset në Dukagjin, tubimi përmbyllës në Pejë

Fushata e LDK-së zhvendoset në Dukagjin, tubimi përmbyllës në Pejë

Fushata zgjedhore e Lidhjes Demokratike e Kosovës vazhdon sot me një sërë tubimesh në komunat e Dukagjinit.

Sipas agjendës së publikuar, në orën 14:00 është mbajtur tubimi zgjedhor në Klinë, në Shtëpinë e Kulturës “Jehona e Dukagjinit”.

Më pas, aktivitetet do të vazhdojnë në Deçan në orën 15:00, në Pallatin e Kulturës “Jusuf Gërvalla”, ndërsa në orën 16:00 do të mbahet tubimi në Junik, në Hotel Gjeravica.

Fushata e ditës do të përmbyllet me tubimin qendror në Pejë, i cili është paraparë të mbahet nga ora 17:00 në sheshin e qytetit. /Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT