Tuesday, June 30, 2026
spot_img
HomeLajmeFSK nis operacionin e kërkim-shpëtimit për personin e zhdukur në Liqenin e...

FSK nis operacionin e kërkim-shpëtimit për personin e zhdukur në Liqenin e Batllavës

Ekipi i Kërkim-Shpëtimit në ujëra i Forcës së Sigurisë së Kosovës do t’i bashkohet operacionit për gjetjen e personit të zhdukur në Liqenin e Batllavës.

Lajmin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar Vëllazërim Qerimi nga FSK-ja i cili theksoi se, pas pranimit të informacionit nga Qendra e Situatave e Republikës së Kosovës, ekipi i kërkim-shpëtimit do të nisë operacionin për lokalizimin e personit të raportuar të zhdukur.

Qerimi poashtu bëri të ditur se operacioni do të zhvillohet në koordinim me institucionet e tjera të angazhuara në terren, të cilat tashmë kanë nisur kërkimet.

Sipas Policisë së Kosovës, rreth orës 13:00 është pranuar një informatë se një person ka hyrë në ujë dhe më pas nuk është parë të dalë.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Enis Pllana i cili tha se menjëherë pas pranimit të njoftimit, policia ka angazhuar njësitë relevante, si dhe ekipet e kërkim-shpëtimit, për të bërë lokalizimin e personit.

Autoritetet kanë bërë të ditur se operacioni i kërkimit dhe shpëtimit është ende në zhvillim, ndërsa për rastin priten informacione të tjera në vazhdim./Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT