Thursday, May 7, 2026
spot_img
HomeLajmeFSK mbanë ligjëratë me nxënës për rrezikun nga mjetet piroteknike

FSK mbanë ligjëratë me nxënës për rrezikun nga mjetet piroteknike

Në kuadër të aktiviteteve vjetore, Forca e Sigurisë së Kosovës  në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, po mban ligjërata rreth “Rrezikut nga mjetet piroteknike” me nxënës të Shkollave të Mesme të Ulëta në Republikën e Kosovës.

Ekipet trajnuese të Deminimit të FSK-së, sipas një njoftimi, kanë për qëllim vetëdijesimin e nxënësve për rrezikun që mund të shkaktojnë mjetet piroteknike  gjatë përdorimit të tyre, veçanërisht tani në prag të festave të fundvitit, transmeton Klankosova.tv.

“Forca e Sigurisë së Kosovës është e përkushtuar në ngritjen e nivelit të sigurisë në të gjitha fushat, me këtë rast kërkon bashkëpunim me prindërit në mënyrë që të zvogëlojmë incidentet që mund të shkaktohen gjatë përdorimit të këtyre mjeteve”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT