Saturday, September 19, 2026
spot_img
HomeLajmeFSK-ja stërvitet me SHBA-në, Kroacinë dhe Shqipërinë – për disa ditë do...

FSK-ja stërvitet me SHBA-në, Kroacinë dhe Shqipërinë – për disa ditë do të ketë lëvizje të automjeteve në disa komuna

Forca e Sigurisë së Kosovës, Policia e Kosovës dhe ushtritë partnere nga SHBA-ja, Kroacia dhe Shqipëria do të zhvillojnë ushtrimin fushor “VALOR SHIELD 2026”, nga 21 shtatori deri më 2 tetor 2026.

FSK-ja ka njoftuar qytetarët se gjatë kësaj periudhe do të ketë lëvizje të automjeteve nga vendbazimet e FSK-së në drejtim të komunave të Drenasit, Obiliqit, Fushë Kosovës dhe Prishtinës.

Sipas FSK-së, lëvizjet do të realizohen në kuadër të ushtrimit, ndërsa qytetarëve u është kërkuar mirëkuptim.

“Gjatë kësaj periudhe do të ketë lëvizje të automjeteve nga vendbazimet e FSK-së në drejtim të komunës së Drenasit, Obiliqit, Fushë Kosovës dhe Prishtinës. Kjo lëvizje do të bëhet me qëllim të realizimit të ushtrimit andaj kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët.”, thuhet në njoftim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT