Thursday, May 14, 2026
spot_img
HomeShowbizFotografi Spahija mban ekspozitën “Homazh”, iu dedikua 17 personaliteteve të kulturës shqiptare

Fotografi Spahija mban ekspozitën “Homazh”, iu dedikua 17 personaliteteve të kulturës shqiptare

Fotografi Fahredin Saphija ka mbajtur ekspozitën personale të titulluar “Homazh”.

Ekspozita është mbajtur në Shtëpinë e Evropës në Prishtinë, e cila iu dedikua 17 personaliteteve të njohura të kulturës shqiptare që kanë kaluar në amshim.

Në mesin e personaliteteve ishin kompozitori dhe instrumentalisti popullor, Shaqir Hoti, shkrimtari dhe poeti Musa Ramadani, piktorët Omer Kaleshi, Sali Shuaku e Ibrahim Kodra, fotografi dhe historiani i fotografisë, Piro Naçe, këngëtarja dhe gazetarja Violeta Rexhepagiqi, aktori i teatrit dhe filmit, Mirush Kabashi  e regjisori, aktori dhe këngëtari Muharrem Qena.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT