Babai i dy futbollistëve shqiptarë, Granitit e Taulantit, Ragip Xhaka, për herë të parë do të kandidoj për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ai mendon se nga pozita e deputetit do të jetë urë lidhëse mes Zvicrës dhe Kosovës në politikë dhe sport, raporton Klan Kosova.
Granit Xhaka është parë së fundi në një takim me kandidatin e PDK-së për kryeministër, Bedri Hamzën, por Ragipi thotë se Graniti do të qëndroj larg politikës.
Ndryshe, Ragip Xhaka ka disa vite që është kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Zvicër.
Xhaka do të kandidojë me numrin 34, e arsyen e ka shumë të fortë se pse e ka zgjedhur.
Këtë dhe më shumë zbuloni nga kronika e mëposhtme e lajmeve të Klan Kosova:
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


