Tuesday, June 2, 2026
spot_img
HomeLajme“Foret e lodhta të Kurtit me espresso”, Avdyli: Mundet me i dalë...

“Foret e lodhta të Kurtit me espresso”, Avdyli: Mundet me i dalë kafja 30-she (VIDEO)

Ish-deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli, si pjesë e koalicionit qeverisës me LVV-në dhe Alternativën, ka thënë se ka pritur që pas 6 vitesh në pushtet, do të kenë çfarë të prezantojnë.

Në DPT te Fidani në Klan Kosova, ai tha se Albin Kurti po vazhdon me “të njëjtat fore të lodhta” me espresso.

“Espressoja munet me qenë edhe më e shkurtër kësaj radhe. Ka espresso 30-she, 50-she dhe 70-she. Espressoja kësaj radhe mund t’i shkojë në 30-she. Edhe qytetari e ka pa që tash, një herë i fiton edhe me propaganda ose me prezantime të gjërave, sepse të gjithë ne kur kemi qenë aty, kemi besu se kur bëhen 6 vjet, do të kemi çfarë të prezantojmë”.

“P.sh., unë kam pritur që Albin Kurti, në fushatën e 2026 do të shkojë në Stadiumin Kombëtar dhe e bën një video ‘ja ky stadium me 50 mijë ulëse’. Ose do të ecte me një tren që shkon me 100km/h nga Prishtina për Prizren e në Durrës, ose me një autostradë të re të Dukagjinit. Kjo do të ishte zgjidhja që do t’ia fitonte zgjedhjet dhe s’ke çka bën”.

“Por me espresso, jo 50-she, jo 70-she, jo 30-she, këto fore kanë qenë më herët”, deklaroi Avdyli.

Ndiqeni deklarimin e tij:

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT