Tuesday, September 1, 2026
spot_img
HomeLajmeFitore historike për Kosovën – Islam Selmani siguron medaljen e parë të...

Fitore historike për Kosovën – Islam Selmani siguron medaljen e parë të artë në karate në “Taranto 2026”

Islam Selmani ka triumfuar në karate në kuadër të Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”, duke i siguruar Kosovës medaljen e shtatë në këtë edicion të garave.

Selmani u ngjit në shkallën më të lartë të podiumit, duke fituar medaljen e artë dhe duke shënuar një tjetër sukses të rëndësishëm për sportin kosovar në arenën ndërkombëtare.

Kjo është medalja e parë e artë që Kosova e fiton në karate në Lojërat Mesdhetare, duke e bërë triumfin e Selmanit historik për përfaqësuesen kosovare.

Me këtë sukses, Kosova e çon në shtatë numrin e përgjithshëm të medaljeve të fituara në “Taranto 2026”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT