Forcat amerikane kanë çaktivizuar dy anije, M/T Sea Star III dhe M/T Sevda, më 8 maj, përpara se ato të hynin në një port iranian në Gjirin e Omanit, në shkelje të bllokadës së vazhdueshme amerikane, ka njoftuar Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM).
Sipas CENTCOM, janë zbatuar masa bllokade ndaj dy cisternave të naftës me flamur iranian, të cilat po tentonin të futeshin në një port iranian në Gjirin e Omanit. Një avion F/A-18 Super Hornet i Marinës amerikane nga aeroplanmbajtësja USS George H.W. Bush (CVN 77) ka çaktivizuar të dy cisternat duke qëlluar me municione precize në oxhaqet e tyre, duke i penguar që të vazhdonin rrugën drejt Iranit.
Po ashtu, forcat amerikane kanë çaktivizuar edhe anijen iraniane M/T Hasna më 6 maj, teksa ajo po tentonte të lundronte drejt një porti iranian në Gjirin e Omanit. Një F/A-18 Super Hornet nga USS Abraham Lincoln (CVN 72) ka dëmtuar timonin e cisternës bosh të naftës duke qëlluar disa herë me top 20 mm.
Të treja anijet tashmë nuk janë më në rrugë drejt Iranit.
“U.S. forces in the Middle East remain committed to full enforcement of the blockade of vessels entering or leaving Iran,” said Adm. Brad Cooper, CENTCOM commander. “Our highly trained men and women in uniform are doing incredible work.”
Sipas njoftimit, disa anije komerciale janë çaktivizuar dhe më shumë se 50 të tjera janë devijuar nga forcat e CENTCOM për të siguruar zbatimin e masave.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


