Monday, June 15, 2026
spot_img
HomeSportFoda: Atmosfera është shumë e mirë – do të bëjmë gjithçka të...

Foda: Atmosfera është shumë e mirë – do të bëjmë gjithçka të ngrihemi në Ligën B

Trajneri i Kosovës, Franco Foda, ka folur përpara ndeshjes së nesërme ndaj Islandës në play-ff të Ligës së Kombeve.

Foda tha se kanë dy ndeshje për t’i fituar dhe të dyja janë të rëndësishme për të parë nëse ecuria e kombëtares do të jetë pozitive.

“Ne kemi treguar se kemi shpirt luftarak edhe në ndeshjet e kaluara. Në të gjitha fazat kemi pasur paraqitje të mira. Qëllimi ynë është të fitojmë të gjitha ndeshjet dhe tani kemi një mundësi të ngrihemi në Ligën B. Me rëndësi është që të vazhdojmë të ngrihemi si ekip”.

“Sigurisht se ndeshjet e tilla janë të veçanta. Është shumë e rëndësishme për Kosovën të jetë në Ligën B, se sa të qëndrojë në Ligën C, pasi ka dallim në cilësi dhe ka kundërshtar më të fortë, andaj do të bëjmë gjithçka të ngrihemi në këtë ligë”, tha Foda, njofton Klankosova.tv.

Trajneri i “Dardanëve” foli edhe për atmosferën brenda kombëtares, por edhe për gjendjen e Valon Berishës dhe kapitenit Amir Rrahmani.

“Atmosfera e përgjithshme është shumë e mirë. Valon Berisha dhe Amir Rrahmani kanë stërvitur më pak se të tjerët dje, por shpresoj që të gjithë do të jenë të gatshëm për ndeshjen e nesërme”.

“Islanda ka një ekip të mirë faktikisht por ne duhet të luajmë në mënyrë të koncentruar që nga prekja e parë e topit, t’i zbatojmë idetë tona në fushë, të bëjmë presion nga fillimi dhe të bëjmë lojë kompakte”, tha ai.

Ndeshja mes Kosovës dhe Islandës zhvillohet nesër nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

 

The post Foda: Atmosfera është shumë e mirë – do të bëjmë gjithçka të ngrihemi në Ligën B appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT