Sunday, May 17, 2026
spot_img
HomeShowbizFlija, ushqimi i preferuar në Kosovë për ambasadorin gjerman (VIDEO)

Flija, ushqimi i preferuar në Kosovë për ambasadorin gjerman (VIDEO)

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovës, Jorn Rohde, ka thënë se njëra prej përfitimeve e të qenit përfaqësues i një shteti në një shtet tjetër është edhe shijimi i ushqimeve të ndryshme tradicionale.

Në një postim në platformën X, ai ka theksuar se të njëjtën gjë e gjeti edhe në Kosovë, në një video përmbledhëse ai publikoi disa prej ushqimeve më të preferuara të gjermanëve që gjetën kur vizituan Kosovën.

“Përfitimet diplomatike përfshijnë shijimin e shijeve globale. Ekipi ynë i ambasadës, duke më përfshirë edhe mua, jemi të lidhur me kuzhinën kosovare!”.

“Nga qebapat e deri tek flija e shijshme, zbuloni pesë pjatat tradicionale të Kosovës që janë  të preferuarat e kolegëve të mi”, ka shkruar Rohde.

Në videon e publikuar, Rohde ka deklaruar se ushqimi i tij i preferuar është flija.

“E kam shijuar pjesën se si të mësohem të përgatis fli. Kjo ishte një eksperiencë e bukur”, ka thënë Rohde në atë video.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT