Thursday, August 13, 2026
spot_img
HomeLajmeUshtarët italianë të KFOR-it zhvillojnë trajnim të qitjes me municion të vërtetë

Ushtarët italianë të KFOR-it zhvillojnë trajnim të qitjes me municion të vërtetë

Ushtarët italianë të KFOR-it kanë marrë  pjesë në një trajnim të qitjes me municion të vërtetë në poligonin e qitjes “Razorback”, pranë Prishtinës.

Siç bën të ditur, misioni i NATO-s në Kosovë përmes një njoftimi, trajnimi kishte për qëllim ruajtjen e aftësisë dhe aktualitetit në përdorimin e sistemeve individuale të armëve, duke përforcuar procedurat operative, duke përmirësuar koordinimin dhe duke ndërtuar besim në trajtimin dhe përdorimin e tyre të sigurt, transmeton Klankosova.tv.

“Përmes aktiviteteve trajnuese si këto, personeli i KFOR-it ruan një nivel të lartë gatishmërie operative dhe ndërgjegjësimi për situatën, duke demonstruar angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT