Monday, September 14, 2026
spot_img
HomeLajmeKryetari i Fushë Kosovës shkarkon drejtorin e arrestuar para pak ditësh

Kryetari i Fushë Kosovës shkarkon drejtorin e arrestuar para pak ditësh

Kryetari i Fushë Kosovës, Valon Prebreza, ka njoftuar për shkarkimin nga detyra të Drejtorit të Pronës, Gëzim Zogiani, i cili ishte arrestuar në një aksion të organeve të rendit para pak ditësh.

Prebreza bëri të ditur se vendimi për lirimin e Zogianit nga detyra është marrë në kuadër të zotimit për një qeverisje transparente dhe të përgjegjshme.

Ai theksoi se ky veprim nuk paragjykon përgjegjësinë penale të Zogianit, duke shtuar se përcaktimi i fajësisë u takon organeve të drejtësisë.

“Kryetari i Fushë Kosovës” më tej tha se komuna do të vazhdojë bashkëpunimin me Prokurorinë dhe institucionet tjera për zbardhjen e plotë të çështjes.

“Llogaridhënia fillon me veprime konkrete. Fjala e dhënë qytetarëve do të mbahet”, ka shkruar Prebreza.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT