Atalanta vetëm 45 minuta mundi të ëndërrojë për ta rrëmbyer vendin e parë në Serie A.
Pa gola u mbyll pjesa e parë në Bergamo, njofton Klankosova.tv.
Nëntë minuta pasi nisi fraksioni o dytë, Interi e gjeti golin e avantazhit, me anë të Carlos Augustos.
Edhe më keq për skuadrën e Berat Gjimshitit u bë në minutën e 81, kur Ederson u ndëshkua shpejtë me dy kartona të verdhë, për t’u përjashtuar nga loja.
Vulën këtij dueli ia dha kapiteni “Zi-kaltër”, Lautaro Martinez e dyfishoi epërsinë, për ta vendosur rezultatin final, raporton Klankosova.tv
Pas këtij triumfi, kampioni aktual i Italisë, afrohet drejt mbrotjes së titullit.
Inter tani ka 64 pikë, ndjekur nga Napoli me 61 dhe Atalanta që mbetet në kuotën e 58 pikëve.
The post Fitore me shije titulli kampion, Interi ‘vallëzon’ në Bergamo appeared first on Klan Kosova.


