Friday, May 15, 2026
spot_img
HomeShowbizFitoi gjithçka me Argjentinën por Di Maria pi ilaçe për finalet që...

Fitoi gjithçka me Argjentinën por Di Maria pi ilaçe për finalet që i kishte humbur me ta në fillim

U bë kampion bote me Argjentinën por ende pi medikamente pas tri finaleve të humbura me Argjentinën.

Është ylli i Bardh e Kaltërve, Angel Di Maria, ai që ka rrëfyer se shkaku i tri finaleve rresht që ata i kishin humbur më 2014 (Kupa e Botës) dhe 2015 e 2016 (Kupa e Amerikës), ai që nga ajo kohë pi ilaçe për të menaxhuar gjendjen e tij psikologjike.

“Për atë arsye unë ende pi hapa që ta përballoj zhgënjimin e humbjes së tri finaleve rresht me kombëtaren”, ka thënë ai për ESPN-in.

Sidoqoftë, ai ka treguar se e ka zvogëluar dozën, sidomos pas suksesit të viteve të fundit ku fituan gjithçka, Kupën e Botës, dy herë Kupën e Amerikës dhe një herë La Finalissimën.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT