Kori i Filharmonisë së Kosovës ka hapur sezonin e ri koncertal nën drejtimin e dirigjentes Marion Wood.
Koncerti u mbajt në Kishën Katolike “Shën Ndou” dhe nisi me veprën “Move Him into the Sun” të Marion Wood.
Pjesa e dytë e koncertit iu kushtua kantatës “Flijimi – Sakrifica e Ifigjenisë” të kompozitorit Rafet Rudi, me pjesëmarrjen e mjeshtrit Vendim Kapaj.
Sipas Filharmonisë së Kosovës, kori dëshmoi nivel të lartë artistik gjatë këtij koncerti.
Koncerti i radhës do të mbahet më 10 tetor 2026, në orën 19:30, në Atelienë e Pallatit të Rinisë, nën drejtimin e dirigjentit polak Wojciech Czepiel.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


