Monday, June 15, 2026
spot_img
HomeSportFIFA ia jep dritën e gjelbër Shqipërisë për regjistrimin e Etnik Brrutit

FIFA ia jep dritën e gjelbër Shqipërisë për regjistrimin e Etnik Brrutit

Shtëpia Botërore e futbollit i ka dhënë përgjigje Federatës Shqiptare të Futbollit për ish-lojtarin e Kosovës, Etnik Brruti.

FIFA i ka dhënë dritën jeshile FSHF-së për regjistrimin e Brrutit dhe ai mund të aktivizohet në ndeshjet e muajit maj.

Brruti edhe zyrtarisht është pajisur me pasaportë të Shqipërisë dhe do të udhëtojë me “kuqezinjtë” për në Angli, raporton “Telesport” transmeton Klankosova.tv

21 vjeçari këtë muaj e kompletoi kalimin nga Kosova U21 te Shqipëria A.

Trajneri Sylvinho e ka ftuar për ndeshjet e marsit, që Shqipëria i luan në kuadër të kuailifikimeve për Kupën e Botës të vitit 2026.

Kombëtarja shqiptare luan me Anglinë më 21 mars, derisa më 24 mars pret Andorrën në Tiranë.

The post FIFA ia jep dritën e gjelbër Shqipërisë për regjistrimin e Etnik Brrutit appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT