Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas.
E me rastin e 8 Marsit, Federata e Futbollit e Kosovës ka përcjellur urimet më të përzemërta për të gjitha gratë dhe vajzat kosovare, transmeton Klankosova.tv.
“Ne jemi të përkushtuar të krijojmë një mjedis ku secila vajzë e grua do ta ketë mundësinë të realizojë potencialin e saj dhe të jetë pjesë e pandashme e sukseseve tona. Barazia gjinore nuk është vetëm një ideal, por një domosdoshmëri për një shoqëri dhe sport të shëndetshëm. Prandaj, ne do të vazhdojmë të nxisim vajzat dhe gratë që ta ndjekin pasionin e tyre për futbollin. Urime dhe suksese”, thuhet tutje në urimin e FFK-së.
The post FFK uron 8 Marsin: Nxisim vajzat dhe gratë që ta ndjekin pasionin e tyre për futbollin appeared first on Klan Kosova.


