Historiani Asdren Shala dhe pastori Artur Krasniqi kanë ndarë mendimet e tyre mbi tolerancën fetare në Kosovë, në ditën e festimit të Krishtlindjes.
Asdren Shala theksoi rëndësinë historike të tolerancës fetare mes shqiptarëve, duke argumentuar se kjo ka qenë një domosdoshmëri për mbijetesën si komb dhe shoqëri, njofton Klankosova.tv.
Ai përmendi se shqiptarët tradicionalisht kanë pasur një qasje të relaksuar ndaj fesë, duke e bazuar këtë në lidhjet e forta familjare dhe kulturën e bashkëjetesës.
“Pikërisht ky inercion i tolerancës ka ndihmuar edhe rilindjen kombëtare”, tha Shala, në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova.
Nga ana tjetër, Artur Krasniqi vuri në dukje një realitet të ndryshëm, duke theksuar se sot në Kosovë shpesh haset urrejtja fetare, si në rrjetet sociale ashtu edhe në jetën e përditshme.
“Mua më urojnë të gjithë myslimanët për Krishtlindje, por nuk mund të injorojmë se ka një masë jo të vogël të intolerancës”, tha Krasniqi.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


