Wednesday, June 24, 2026
spot_img
HomeLajmeFestat e fundvitit: Tregtarët rrisin çmimet pa arsye

Festat e fundvitit: Tregtarët rrisin çmimet pa arsye

Në prag të festave të fundvitit, çmimet e produkteve ushqimore janë rritur ndjeshëm në Kosovë, duke shkaktuar shqetësime për qytetarët.

Familjet po shpenzojnë më shumë për tryezën e festave, ndërsa abuzimet e tregtarëve janë evidente, sidomos në tregjet e gjelbëra dhe dyqanet e produkteve ushqimore.

Qytetari Avni Selimi ka thënë për KosovaPress se,  “Në bazë të kushteve socio-ekonomike për qytetarët e vendit, këto çmime janë tejet të larta, siç janë  në Gjermani”, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa, kryetari i Shoqatës së Konsumatorit, Selatin Kaçaniku, ka kërkuar ndërhyrjen e institucioneve përkatëse për mbrojtjen e konsumatorëve dhe për të parandaluar siç thotë ai mashtrimin e tregtarëve.

Ai ka komentuar gjithashtu ofertat me zbritje, duke i cilësuar ato si “joreale, mashtruese dhe indinjuese”.

Njëherësh, eksperti i ekonomisë, Besnik Avdija, ka bërë apel për qytetarët, duke thënë se, të shikohen këto “zbritje”, pasi po manipulohet me konsumatorët./Klankosova.tv.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT