Friday, July 3, 2026
spot_img
HomeLajmeFermerët në takim urgjent, kërkojnë rifillimin e grumbullimit të qumështit nga “Vita”

Fermerët në takim urgjent, kërkojnë rifillimin e grumbullimit të qumështit nga “Vita”

Fermerët Kosovarë të Qumështit kanë zhvilluar sot një takim urgjent me anëtarësinë e shoqatës për shkak të situatës së krijuar nga ndërprerja e grumbullimit të qumështit nga qumështorja “Vita”.

Siç bëjnë të ditur nga kjo shoqatë në një njoftim, kërkesa kryesore ishte një takim i menjëhershëm me qumështoren, në mënyrë që të rifillojë grumbullimi i qumështit.

Kërkesa kryesore e qumështores është dalja sa më e shpejtë e rezultateve të mostrave të marra, në mënyrë që të rifillojë grumbullimi”.

“Prandaj, ne, si Shoqatë e Prodhuesve, kërkojmë urgjentisht nga Ministria e Bujqësisë, përkatësisht Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, përshpejtimin e procedimit të rezultateve, në mënyrë që të vazhdojmë me dorëzimin e qumështit të freskët dhe të evitojmë çdo humbje eventuale të sasisë së prodhuar, duke marrë parasysh edhe temperaturat e larta që po mbizotërojnë.

Në të kundërtën, nuk do të mund t’i shmangim protestat eventuale të fermerëve”, theksohet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT