Ferizaj ka arritur një fitore të madhe 1-0 ndaj Drenicës në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në Albi Mall Superligën e Kosovës, duke shënuar edhe suksesin e tretë radhazi në kampionat.
Goli i vetëm dhe vendimtar erdhi në minutën e 72-të nga Ade Oguns, i cili e dërgoi topin në rrjetë për të dhënë tri pikët vendase. Fillimisht mysafirët shënuan me Igball Jashari, por goli iu anulua si i parregullt.
Pjesa e parë e takimit u karakterizua me raste të pakta dhe portat mbetën të paprekura, duke përfunduar 0-0. Në pjesën e dytë, të dy skuadrat ishin më kërkuese dhe krijuese, por vetëm Ferizaj shfrytëzoi rastin për të gjetur golin e fitores.
Me këtë fitore, Ferizaj ngjitet në pozitën e shtatë me 32 pikë, duke u larguar nga zona e rrezikshme dhe ajo e barazhit, ndërsa Drenica mbetet e nënta me 28 pikë.
Pas pushimit të kombëtareve, Ferizaj do të udhëtojë te Llapi, ndërsa Drenica e pret Prishtinën në xhiron e ardhshme.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


