Friday, May 1, 2026
spot_img
HomeLajmeFenerbahçe e Mourinhos rikthehet në garën për titull në Turqi

Fenerbahçe e Mourinhos rikthehet në garën për titull në Turqi

Fenerbahçe ka mundur Gaziantepin me rezultat 3-1 në kuadër të xhiros së 14-të të Superligës së Turqisë, duke iu afruar liderit Galatsaray me vetëm tre pikë.

“Feneri” ka shfrytëzuar gabimin e rivalit të tyre më të madh, i cili dje barazoi 2-2 ndaj Eyupsporit në fushën e tij dhe u rikthye plotësisht në garën për titull.

Oguz Aydin, Rodrigo Becao dhe Edin Dzeko i shënuan golat në fitoren e skuadrës së Jose Mourinhos.

Fenerbahçe do të presë Besiktasin në xhiron e ardhshme, tjetër derbi i madh turk.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT