Sunday, June 14, 2026
spot_img
HomeSportFaza e 1/8-tës në Europa League, ndeshja kryesore Real Sociedad – Manchester...

Faza e 1/8-tës në Europa League, ndeshja kryesore Real Sociedad – Manchester United

EUROPA LEAGUE vjen këtë të enjte me tetë ndeshjet e rundit të parë në fazën e 1/8-tës.

Nga skuadrat e mëdha që do të “zbarkojnë” në fushë janë Manchester United, Roma, Lazio, Tottenham, Athletic Bilbao, Ajax, Fenerbahce, Frankfurt apo dhe Lyon.

Loja kryesore zhvillohet mes Real Sociedadit dhe Manchester Unitedit, njofton Klankosova.tv

Kjo përballje nis nga ora 18:45 dhe transmetohet ekskluzivisht në platformën më të madhe televizive, Artmotion, në kanalin Sport 1 nën komentimin e Arlind Sadikut.

Në të kaluarën spanjollët janë përballur gjashtë herë me “Djajtë e kuq”.

Prej tyre, dy ndeshje kanë përfunduar barazim 0:0, katër janë fituar nga anglezët,  derisa Sociedad e ka veç një fitore.

Të gjitha ndeshjet kryesore në Europa League dhe Conference League, transmetohen ekskluzivisht në ArtMotion!

The post Faza e 1/8-tës në Europa League, ndeshja kryesore Real Sociedad – Manchester United appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT