Saturday, September 19, 2026
spot_img
HomeLajmeKontrolli rutinë në Gjakovë zbulon armë të gjatë në veturë: 27-vjeçari thotë...

Kontrolli rutinë në Gjakovë zbulon armë të gjatë në veturë: 27-vjeçari thotë se kishte leje për armën, por jo për ta bartur

Një kontroll rutinë i Policisë në Gjakovë ka përfunduar me sekuestrimin e një arme të gjatë dhe inicimin e rastit ndaj një 27-vjeçari.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rasti ka ndodhur më 18 shtator, rreth orës 17:00, në rrugën “Nëna Terezë”, ku patrulla policore kishte ndaluar për kontroll veturën e L.K.

Gjatë kontrollit, në pjesën e pasme të veturës, te ulëset e pasagjerëve, është gjetur një armë e gjatë e llojit SD15, kalibër 5.56×45 mm.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, i dyshuari është intervistuar në praninë e avokatit dhe ka deklaruar se për armën posedon leje, të cilën e kishte në shtëpi, por nuk kishte leje për lëvizje apo bartje të saj.

Arma është sekuestruar si provë materiale.

Pas konsultimit me Prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti mbetet nën hetime.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT