Monday, June 15, 2026
spot_img
HomeSportFantastike! Zhegrova në radar të Barcelonës – Indeksonline.net

Fantastike! Zhegrova në radar të Barcelonës – Indeksonline.net

Edon Zhegrova do të largohet nga Lille në fund të këtij sezoni.

Kjo vjen pas deklaratave të vetë futbollistit, i cili kishte thënë se nuk do të vazhdonte kontratën me klubin.

Disa klube të mëdha kanë shprehur interesim për yllin dardan, me Napolin e cila kishte tentuar të nënshkruante me të edhe në merkaton e janarit.

Mirëpo sipas “Sport”, për 26-vjeçarin ka shprehur interesim gjiganti botëror, Barcelona e cila dëshiron të përforcohet në repartin e sulmit.

Zhegrova edhe më parë kishte shprehur dëshirën që të luante për Barcelonën, duke e cilësuar dhe si ëndërr të tijën.

Këtë sezon Zhegrova, ka bërë 21 paraqitje dhe ka shënuar 8 gola dhe 2 asistime në të gjitha garat./IndeksOnline/

//platform.twitter.com/widgets.js

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT