Thursday, April 23, 2026
spot_img
HomeLajmeFamilja e Rexhp Qosjës: Nuk marrim pjesë në organizime institucionale, na mundësoni...

Familja e Rexhp Qosjës: Nuk marrim pjesë në organizime institucionale, na mundësoni të mbajmë zi në qetësi

Sot, është ndarë nga jeta akademiku Rexhep Qosja. Lajmi është bërë i ditur nga familja e tij, e cila njoftoi se varrimi është kryer në një ceremoni të thjeshtë, në praninë e anëtarëve më të ngushtë.

Sipas njoftimit të familjes, me dëshirë të të ndjerit nuk do të organizohet ceremoni pritjeje dhe familja nuk do të marrë pjesë në organizime institucionale.

“Varrimi u zhvillua në praninë e anëtarëve të ngushtë të familjes. Me dëshirë të të ndjerit, nuk do të organizohet ceremoni pritjeje nga familja. Familja nuk do të marrë pjesë në organizime institucionale”, shkruan nipi i tij.

“Lusim që privatësia jonë të respektohet dhe të na mundësohet të mbajmë zi në qetësi”!

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT