Saturday, August 1, 2026
spot_img
HomeLajme​Eurodeputeti Terras viziton kanalin e Ibër-Lepencit në Varagë

​Eurodeputeti Terras viziton kanalin e Ibër-Lepencit në Varagë

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka vizituar sot (e martë) kanalin e Ibër-Lepencit në fshatin Varagë të Zubin Potokut.

Eurodeputeti Terras u njoftua nga afër rreth dëmit të shkaktuar, ku më 29 nëntor u krye sulmi terrorist në këtë kanal ujor, raporton KosovaPress.

Terras nuk ka pranuar të flasë para gazetarëve të cilët ishin në numër të konsiderueshëm në Varagë.

Ndryshe, punimet në riparimin e kanalit janë duke vazhduar me intensitet edhe gjatë ditës së sotme përkundër motit të ftohtë, ndërsa vendi po vëzhgohet nga forca të Policisë së Kosovës.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe QUINT kanë dënuar sulimin e 29 nëntorit në Varagë. /kp/

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT