Tuesday, May 12, 2026
spot_img
HomeLajmeErërat e forta, 17 raste të invervenimeve në Prishtinë e Fushë Kosovë

Erërat e forta, 17 raste të invervenimeve në Prishtinë e Fushë Kosovë

Si pasojë e erërave të forta dhe incidenteve të paraqitura gjatë ditës së sotme, autoritetet përgjegjëse janë detyruar të intervenojnë në 17 raste.

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se brigada profesionale e Zjarrfikësve, ekipet e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, Ndërmarrja Publike “Gjelbër” dhe Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit, këto intervenime i kanë realizuar në Prishtinë dhe në Fushë Kosovë.

Sipas njoftimit, intervenimet kanë qenë kryesisht në largimin e kulmeve, llamarinave, reklamave, tjegullave, prerje të drunjve si dhe trajtimin e rasteve të zjarreve.

“Aktualisht, dy intervenime vazhdojnë të jenë aktive dhe ekipet emergjente ndodhen ende në terren.”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT