Friday, June 12, 2026
spot_img
HomeLajmeErdogan: Nuk ka paqe në Lindjen e Mesme pa ndalur “provokimet izraelite”

Erdogan: Nuk ka paqe në Lindjen e Mesme pa ndalur “provokimet izraelite”

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme pa u ndalur, siç i quajti ai, provokimet e Izraelit.

Duke folur për gazetarët pas vizitës së tij në Kazakistan, Erdogan theksoi se stabiliteti rajonal kërkon bashkëpunim më të fortë dhe shmangie të përshkallëzimeve të reja, duke shtuar se vendet duhet të mbrojnë interesat e qytetarëve të tyre.

Ai gjithashtu foli për rolin e Turqisë në NATO dhe marrëdhëniet me Bashkimin Evropian, duke e cilësuar vendin e tij si një “mundësi të madhe” për BE-në.

Në lidhje me bashkëpunimin me SHBA-në, Erdogan tha se bisedimet për programin e avionëve F-35 po vazhdojnë dhe shpresoi për një rezultat pozitiv.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT