Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka reaguar pas tentim-atentatit në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Uashington, duke e dënuar ashpër incidentin me armë zjarri.
Në një postim, Erdogan është shprehur i lehtësuar që askush nuk është lënduar, përfshirë presidentin amerikan Donald Trump dhe bashkëshorten e tij, Melania Trump.
“Është mirë që askush nuk u lëndua, sidomos Presidenti i SHBA-së, z. Trump dhe bashkëshortja e tij Melania”, ka deklaruar ai.
Ai ka theksuar se në demokraci përballja bëhet me ide dhe jo me dhunë, duke shtuar se sulme të tilla janë të papranueshme.
“Në demokraci lufta bëhet me ide, nuk ka vend për asnjë formë dhune. I uroj Presidentit Trump, bashkëshortes së tij, administratës amerikane dhe popullit amerikan shërim të shpejtë”, ka shtuar Erdogan.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


