Thursday, September 24, 2026
spot_img
HomeLajmeErdogan i kërkon Zelenskyt ndalimin e sulmeve ndaj anijeve tregtare në Detin...

Erdogan i kërkon Zelenskyt ndalimin e sulmeve ndaj anijeve tregtare në Detin e Zi

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i ka kërkuar homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, që të ndërmerren hapa konkretë për ndalimin e sulmeve ndaj anijeve tregtare në Detin e Zi, duke i cilësuar ato si të “pashpjegueshme”.

Gjatë takimit mes dy liderëve, Erdogan ka theksuar se Turqia është e gatshme të kontribuojë në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës mes Ukrainës dhe Rusisë përmes një paqeje të qëndrueshme.

“Turqia është e gatshme të bëjë gjithçka që mundet për t’i dhënë fund luftës Ukrainë-Rusi me një paqe të qëndrueshme”, deklaroi presidenca turke, duke shtuar se Ankaraja do të vazhdojë përpjekjet për ringjalljen e negociatave të drejtpërdrejta mes palëve.

Një pjesë e rëndësishme e diskutimeve ishte siguria e lundrimit në Detin e Zi. Sipas presidencës turke, Erdogan u shpreh se duhet të ndërmerret një hap konkret për garantimin e sigurisë së anijeve tregtare dhe se të dyja palët duhet të veprojnë me përgjegjësi.

Turqia, e cila është anëtare e NATO-s dhe ka ruajtur kanale komunikimi me Moskën dhe Kievin që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022, ka bërë vazhdimisht thirrje për ndalimin e sulmeve në Detin e Zi.

Ankaraja ka bërë të ditur se u ka paraqitur Rusisë dhe Ukrainës propozime për ndalimin e sulmeve, përfshirë masa për sigurinë e anijeve tregtare. Disa prej sulmeve kanë prekur edhe anije me pronësi turke dhe, sipas autoriteteve turke, kanë shkaktuar viktima mes qytetarëve të saj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT