Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj, i ka shprehur ngushëllime familjes për vdekjen e futbollistit të Vushtrrisë, Erjon Morina.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Hoxhaj thotë se pasioni, përkushtimi dhe dashuria e Morinës për futbollin dhe vendin do të mbeten gjithmonë në kujtesën tonë.
“Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Erjon Morinës, futbollisti i talentuar dhe një sportist model për brezat e rinj. Në këto momente të rënda, lutjet dhe mendimet e mia janë me familjen Morina, me babain e tij Ilir Morinën, të cilin e kam mik që nga studimet, dhe të gjithë ata që ndanë kujtime dhe momente me Erjonin. Pasioni, përkushtimi dhe dashuria e tij për futbollin dhe vendin do të mbeten gjithmonë në kujtesën tonë. Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen dhe miqtë e tij. Pusho në paqe, Kampion”, ka shkruar ai, njofton Klankosova.tv.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


