Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani në lidhje telefonike në emisionin Rubikon me Adriatik Kelmendin në Klan Kosova, ka thënë se gabimi më i madh është nëse opozita e dërgon “puçin” në Kushtetues.
“Gjanat janë të qarta dhe gabimi më i madh është nëse opozita, këta e votojmë ta zëmë (pozita), abuzohet më Kushtetutë, përmbyset rendi dhe opozita e luan për ligj përmbysjen e puçit kushtetues, nëse e çon në Gjykatë Kushtetuese, është gabimi më i madh me bë atë” ka thënë Hasani.
Ai poashtu tha se opozita duhet ta lë të kalojë afati dhe pastaj të kërkohen zgjedhjet, sipas aktgjykimit të fundit të Gjykatëse Kushtetuese dhe bojkot total në Kuvend.


