Wednesday, September 23, 2026
spot_img
HomeLajmeEndrit Thaçi paralajmëron pjesëmarrjen në protestën e sontme në Prishtinë

Endrit Thaçi paralajmëron pjesëmarrjen në protestën e sontme në Prishtinë

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka paralajmëruar pjesëmarrjen e tij në protestën e sontme në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Endrit Thaçi ka bërë të ditur se do t’u bashkohet qytetarëve që pritet të mblidhen sërish në shesh.

Protesta e sontme do të jetë e teta me radhë në Prishtinë, ku qytetarë kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT