Wednesday, September 23, 2026
spot_img
HomeLajme11 të vrarë në të shtëna masive në një shtëpi në Afrikën...

11 të vrarë në të shtëna masive në një shtëpi në Afrikën e Jugut

Të paktën 11 persona janë vrarë në një sulm me armë zjarri në një banesë pranë qytetit Durban, në Afrikën e Jugut.

Persona të armatosur hynë në një shtëpi në zonën KwaMakhutha të martën vonë dhe hapën zjarr ndaj 14 personave. Dhjetë prej tyre u vranë në vendngjarje, ndërsa katër të tjerë u dërguan në spital. Njëri prej të plagosurve më vonë ndërroi jetë nga plagët e marra, njoftoi policia, raporton BBC – transmeton Sinjali.

Policia bëri të ditur se disa prej viktimave ishin nën mbikëqyrje për shkak të aktiviteteve të paligjshme, por nuk dha më shumë detaje, duke thënë se nuk mund t’i “zbulojë për momentin, për të mbrojtur hetimet që kanë nisur”.

Motivi i sulmit ende nuk është konfirmuar, ndërsa policia tha se nuk përjashtohet mundësia që ngjarja të jetë pasojë e një përplasjeje mes grupeve rivale.

“Sipas informacioneve të disponueshme në këtë fazë, 13 burra dhe një grua, e cila besohet se ishte shtatzënë, po zhvillonin një festë brenda një shtëpie kur tre burra mbërritën dhe hapën zjarr ndaj tyre”, thuhet në një deklaratë të policisë. Gruaja është në mesin e viktimave.

Një reporter i televizionit lokal eNCA, i cili ndodhej në vendngjarje, raportoi se autorët i kishin vënë flakën një automjeti që i përkiste njërit prej viktimave para se të largoheshin. Pamjet nga vendngjarja treguan automjetin e djegur.

Policia ka nisur një operacion për kapjen e të dyshuarve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT