Një fotografi që po qarkullon në rrjetet sociale nga dita e djeshme, në ditëlindjen e 58-të të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka prekur shumë qytetarë.
Në të shihet nëna e tij, e ulur në një ambient shtëpie, teksa përmes një videolidhjeje komunikon me të birin, i cili ndodhet prej rreth 6 vitesh në paraburgim në Hagë.
Fotografia po shpërndahet nga mbështetësit e Thaçit, ndërsa nuk dihet saktësisht se kur është realizuar.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


