Thursday, April 30, 2026
spot_img
HomeLajmeEmërohet kryeshefi i ri ekzekutiv i KEK-ut

Emërohet kryeshefi i ri ekzekutiv i KEK-ut

Bordi i Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës ka zgjedhur Gramos Hashani në pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv.

Sipas njoftimit, procesi është zhvilluar në përputhje me Ligjin për Ndërmarrjet Publike, duke përfshirë vlerësimin dhe intervistimin e kandidatëve që plotësonin kriteret.

Hashani është i diplomuar në Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe ka përfunduar studimet master në University of the Incarnate Word në SHBA. Ai ka përvojë në sektorin energjetik dhe financiar, si në Kosovë ashtu edhe jashtë vendit.

Bordi i KEK-ut ka shprehur besimin se nën udhëheqjen e tij, korporata do të avancojë performancën dhe zhvillimin strategjik.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT