Kuvendi i Kosovës ka votuar për zgjedhjen e bordit drejtues të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT).
Në seancën e sotme u zgjodhën tre drejtorë për këtë pozitë, kryesues i bordit u zgjodh Gëzim Tosuni me më së shumti vota 85, ndërsa Rejhane Zylfija me 57 vota dhe Lumnie Zeka me 55 vota u zgjodhën pjesë e bordit.
Të drejtë vote për këtë pikë të Kuvendit patën 62 deputetë sa ishin në seancë. Ndër vite për Gëzim Tosunin një numër i mediave në vend kanë raportuar se është nipi i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, por ai e ka mohuar këtë.
Deputetët e Kuvendit sot kanë votuar edhe për shkarkimin e tre anëtarëve të Bordit të RTK-së, Billor Urgjan, Dardan Beqiri, Radoica Mërgjinac. Të gjithë deputetët e pranishëm në sallë votuan kundër shkarkimit në fjalë.
/Klankosova.tv
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


