Saturday, October 3, 2026
spot_img
HomeLajmeEgla Ceno për publikimin e videove intime: Boll patë krevatet e të...

Egla Ceno për publikimin e videove intime: Boll patë krevatet e të tjerëve – shikoni kush ju ka ulur pantallonat

Aktorja dhe regjisorja Egla Ceno ka reaguar lidhur me skandalin e fundit të publikimit të videove intime, duke dënuar ashpër atë që e cilëson si poshtërim, linçim dhe dhunë ndaj grave.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Ceno ka shprehur indinjatën e saj ndaj regjistrimit dhe publikimit të videove intime, ndërsa ka treguar se ka komunikuar privatisht me njërën prej vajzave për t’i ofruar mbështetjen e saj.

Më tej, aktorja ka reaguar edhe ndaj komentuesve që, sipas saj, përdorin raste të tilla për të sulmuar vajzat që shfaqen në ekran.

Postimi i plotë:

Dënoj me bindje poshtërimin, linçimin dhe dhunën që po u bëhet atyre grave me video nga krevati. Më vjen ndot nga akti pervers i rregjistrimit dhe akoma më ndot nga publikimi. Ditën e djeshme kam shkëmbyer mesazhe me njërën prej tyre për t’i ofruar mbështetjen time si grua dhe më tha që ndihej keq…mundem vetëm të imagjinoj gjendjen e saj psiko-emocionale.

Ndërkohë disa gogolesha u komentojnë vajzave të ekranit “ishalla nuk të del ndonjë video”. U them ishalla nuk u del mamave dhe motrave tuaja ndonjë video e tillë se vetëm video nuk janë: janë poshtërim publik, shkatërrim!

Boll patë krevatet e të tjerëve o të mjerë, shikoni kush ju ka ulur pantallonat dhe po ju SHISH kurrizin përditë. Në shesh, se është mbushur Tirana me krahë pune që nuk dinë një fjalë Shqip. Po ju fshijnë. Po ju SHISH-in pa krevat fare

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT