Sunday, May 3, 2026
spot_img
HomeLajmeEkstradohet nga Spanja 26-vjeçari i akuzuar për kultivim të mijëra bimëve narkotike...

Ekstradohet nga Spanja 26-vjeçari i akuzuar për kultivim të mijëra bimëve narkotike në Shkodër

Një 26-vjeçar është ekstraduar nga Spanja drejt Shqipërisë, pasi akuzohet për kultivimin e rreth 10 mijë e 900 bimëve narkotike në vitin 2023 në territorin e Shkodërs.

Operacioni është realizuar si rezultat i bashkëpunimit mes specialistëve të Interpol Tirana dhe homologëve në Spanjë, në kuadër të operacionit policor të koduar “The Wanted”.

Sipas autoriteteve, i ekstraduari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për disa vepra penale të rënda, përfshirë kultivimin e bimëve narkotike, prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike, si dhe pjesëmarrjen në grup të strukturuar kriminal.

Autoritetet shqiptare bëjnë të ditur se ai është vënë në dispozicion të organeve të drejtësisë, ndërsa hetimet për rastin vijojnë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT