Friday, September 18, 2026
spot_img
HomeLajmeEkstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet...

Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje

Policia e Kosovës ka realizuar ekstradimin nga Franca në Kosovë të një personi të kërkuar ndërkombëtarisht për një vepër penale që lidhet me armëmbajtjen pa leje.

Sipas Policisë, ekstradimi është realizuar më 17 shtator nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim me njësitet tjera relevante dhe institucionet e drejtësisë.

Personi ishte në kërkim ndërkombëtar me kërkesë të Gjykatës Themelore në Ferizaj, pasi ishte dënuar me katër vjet burgim për veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, sipas nenit 374 të KPRK-së.

Pas mbërritjes në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ai është shoqëruar nga zyrtarët e ILECU-t dhe më pas është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali, ku është dorëzuar për vuajtjen e dënimit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT