Friday, May 1, 2026
spot_img
HomeLajmeEkspozita artizanale "Guximi", Hovenier: U shfaq arti unik i të mbijetuarve të...

Ekspozita artizanale “Guximi”, Hovenier: U shfaq arti unik i të mbijetuarve të dhunës në baza gjinore

Në objektin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës sot u shpalos ekspozita artizanale  “Guximi”, nga të mbijetuarit e dhunës në baza gjinore.

Në një postim në platformën X, ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier ka thënë se patën nderin që të presin këtë ekspozitë, që sipas tij, shfaq artin unik të të mbijetuarve të dhunës në baza gjinore.

“Pjesët e bukura jo vetëm që simbolizojnë luftën kundër stigmës, por mbështesin pavarësinë ekonomike dhe fuqizimin e të mbijetuarve”, ka thënë Hovenier.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT