Saturday, May 9, 2026
spot_img
HomeLajmeEkskluzive: U përfshi në rrahje në stacionin e autobusëve në Prizren, por...

Ekskluzive: U përfshi në rrahje në stacionin e autobusëve në Prizren, por doli i kërkuar – i dënuari me 1 vit burgim përfundon në QKUK nën përcjellje policore

Një rrahje mes disa personave në stacionin e autobusëve në Prizren ka nxjerrë në pah një zhvillim të papritur, kur njëri nga të përfshirët rezultoi i kërkuar nga drejtësia, mëson Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 24 prillit, rreth orës 01:30, ku në mesin e personave të përfshirë ishte edhe Gentian Shala (26 vjeç), nga fshati Piranë.

Gjatë verifikimit nga policia, është konstatuar se i njëjti kishte urdhër-arrest aktiv për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, për të cilën ishte dënuar me një vit burgim.

Pas rrahjes, Shala ka pësuar lëndime dhe fillimisht është trajtuar në Spitalin e Prizrenit, por për shkak të gjendjes shëndetësore është dërguar në QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtejmë.

Policia ka bërë shoqërimin e tij nën masa sigurie drejt Prishtinës, ndërsa pas përfundimit të trajtimit mjekësor pritet të zbatohet urdhër-arresti i lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT