Një 31-vjeçar ka përfunduar në Qendrën Korrektuese në Hajvali pasi u ndalua në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, për shkak të një urdhër-arresti aktiv të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, mëson Sinjali.
Ngjarja ka ndodhur më 9 maj 2026 rreth orës 10:30.
Sipas informatave, gjatë verifikimeve në hyrje të aeroportit, autoritetet kanë ndaluar Leonard Sylejmanin (31-vjeçar), ndaj të cilit rezultonte aktiv një letër-rreshtim i lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm.
Burimet bëjnë të ditur se i njëjti nuk kishte paguar një gjobë prej 200 eurosh, e cila më pas i ishte shndërruar në dënim me burgim në kohëzgjatje prej 10 ditësh.
Pas ndalimit në aeroport, ai është dërguar në Qendrën Korrektuese në Hajvali për vuajtjen e dënimit.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


